Aktuale

Kjo është dhurata që Thaçi ia bëri Papës (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron në Vatikan, ku është pritur nga Papa Françesku në një audiencë private. Presidenti nuk i ka shkuar Papës duarthatë.

Presidenti Thaçi në Selinë e Shenjtë ka dërguar si dhuratë një statujë të vogël të Shën Terezës, ndërsa atë e ka ftuar ta vizitojë Kosovën.

Thaçi në këtë takim i ka treguar Papa Françeskut rrjedhojën e proceseve në vend dhe e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës.