Ajo është një prej nuseve më të përfolura në estradë.
Dhe tani, Ariana Fejzullahu gruaja e këngëtarit shqiptar nga Kosova, Ermal Fejzullahu – e ka falënderuar publikisht vjehrrën e saj, Nera Fejzullahun e cila i ka dhuruar asaj një dhuratë për këtë 8 mars.
Mbështjellë me një kuti të vogël – të kuqërremtë, Nera ka vendosur ta gëzojë rejën e saj Arianën me një unazë të argjendtë e cila shkëlqente nga kristali vendosur në maje.
“Faleminderit @nerafejzullahuofficial” – është mbishkrimi që Ariana i ka bërë fotografisë të cilën e ka publikuar në hapësirën e storjeve në “Instagram”.