Pak javë më parë, reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG, kishte paralajmëruar projektin e tij të radhës.
Gold AG pikërisht pas një viti, vjen përsëri në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Shyhrete Behluli, transmeton Gazeta Express.
“Vëlla e motër”, titullohet kënga e radhës e dy artistëve të njohur.
Së fundmi Goldi ka bërë të ditur edhe datën e publikimit të këtij projekti.
Ai ka zbuluar për fansat e tij se kënga do të publikohet pikërisht të dielën në ora 15:00.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie që ka postuar në profilin e tij në Instagram.
“Të Dielën ora 15:00 , videoklipi më i ri “Vëlla e motër” Gold AG ft Shyhrete Behluli”, kishte shkruar Gold AG.
“E presim”,
“Dooo e presim hitin”,
“New hit i AGE$”,
“Ta ha zemren tyyyy”,
“E presim”,
“Yll jeni MA te miret jeni”,
“hiti po vjen”,
“Teduaa GOLD”, ishin këto vetëm disa nga komentet e fansave të tyre.
“Dashnia e nanës”, ishte projekti i tyre i përbashkët me të cilin patën shumë sukses vitin e kaluar.
Se a do ta ketë edhe kjo këngë suksesin e njëjtë, kjo mbetët të shihet./Gazeta Express/