Ajo është nga Tropoja dhe është bërë shumë e njohur në Kosovë përmes rolit të Çbanes në “O sa mirë”.
Ky rol i dha sukses aktores Arjola Demiri, që vërtet është nga Tropoja, e cila e bëri për vete publikun me lojën e saj origjinale.
Siç mësojmë, Arjola është aktore dhe eksperte e turizmit, e cila karrierën e aktrimit e kishte lënë pak në pauzë për shkak të obligimeve familjare.
Arjola, e njohur tashmë si Çbanja, për një kohë prej pesë vitesh ka sjellë në jetë tre fëmijë, shkruan “Kosovarja”.
Ndonëse e luan studenten, ajo është nënë e dedikuar e tre fëmijëve.

