Aktuale

Kjo është arsyeja pse PAN-i nuk u përfaqësua në KQZ

Tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjet, janë betuar sot para presidentit të Kosovës. Por, aty munguan anëtarët nga koalicioni PAN, konkretisht nga PDK-ja, pasi një kandidat të kësaj partie kreu i shtetit e kishte ftuar për betim.

Presidenti Thaçi, për betim kishte ftuar ish anëtarin e KQZ-së nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashin, për betim, por ai nuk mori pjesë.

Ilir Gashi për Agjencinë e Lajmeve FaktePlus, ka thënë se mos prania e tij për betim te presidenti për anëtar të KQZ-së ka ardhur pasi ende nuk janë marr vesh partitë e koalicionit PAN për emrin e dytë që do ta dërgojnë si përfaqësues në KQZ.

“Deri të merren vesh PAN-i do të thotë për kandidatin e dytë, sepse njëri jam unë dhe që të mos mbetet veç një, u dakrduam që të presim”, ka thënë Gashi për FaktePlus.

Sot, betimin e dhanë vetëm dy anëtarë të Vetëvendosjes, dy të LDK-së dhe katër anëtarë tjerë nga minoritetet, por jo edhe nga koalicioni PAN.

Anëtarët e rinj janë, Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Ćemailj Kurtiši, Ercan Şpat dhe Stevan Veselinoviq./FaktePlus