Shëndetësi

Kjo dietë është e duhur për diabetikë

Ushqimi është shumë i rëndësishëm për personat të cilët përballen me diabet në mënyrë që të mirëmbajnë nivelet e kolesterolit në gjak.

Janë shumë ushqime të cilat ata duhet që ti shmangin në mënyrë që të mirëmbajnë gjendjen e tyre shëndetësore.

Më poshtë po ju paraqesin ushqimet kryesore të cilat konsiderohen të duhura për personat që kanë diabet, transmeton Indeksonline.

Buka integrale, orizi dhe pastat integrale janë ato që duhet të konsumohen nga personat me diabet ë vend të bukës së bardhë, orizit dhe pastave me miell gruri.

Zgjidhni vajin e ullirit apo vajin e misrit në vend të vajit të lulediellit.

Personat me diabet është mirë që të konsumojnë gjalpë kikiriku në vend të çokollatës apo marmelatave të ndryshme.

Ushqimi i detit apo mishi i pulës në vend të mishit të kuq është zgjedhja më e mirë për diabetikët.

Uji, qaji apo kafet pa ëmbëltues në vend të lëngjeve të frutave apo pijeve të gazuara gjithashtu është një zgjidhje perfekte për diabetikë./Indeksonline/