ShowBiz

Kjo bukuroshe është bërë këshilltare e një ministri

Shpresa Rama, ish-drejtoresha e Kulturës nga radhët e PDK-së në qytetin e Vushtrrisë, është emëruar këshilltare në kabinetin e Ministrit të Kulturës, Kujtim Gashit.

“Jam me fat që do të punoj si Këshilltare për Rini e Ministrit Kujtim Gashi, i cili për shumë vite ka drejtuar Sektorin e Rinisë në Komunën e Prizrenit dhe e njeh nga afër këtë fushë” shkroi ajo në Facebook, transmeton Periskopi.

Tutje, ajo ka vazhduar me fjalë lavdëruese për bashkëpartiakun e saj.

Përveç kësaj, ajo ka qenë dhe kryetare e forumit rinor në PDK.

Më poshtë e shihni postimin e plotë

Të dashur të rinjë nga e gjithë Kosova, ju njoftoj që prej sot do të jem zëri juaj në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Jam me fat që do të punoj si Këshilltare për Rini e Ministrit Kujtim Gashi, i cili për shumë vite ka drejtuar Sektorin e Rinisë në Komunën e Prizrenit dhe e njeh nga afër këtë fushë. Edhe në kohën sa ka qenë Kryesues i Kuvendit, gjithmonë ka qenë në mbështetje të të rinjve, prandaj konsideroj që kjo kohë sa do të shërbejmë në Ministri të Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë pa dyshim “Koha e të rinjve”.

Të gjitha ato synime, projekte që për shumë vite i kemi diskutuar e diskutuar nëpër konferenca e tryeza, do t’i jetësojmë në praktikë.

Ju premtoj që do të punoj me përkushtim, që bashkë me Ministrin Gashi, ta fuqizojmë rininë dhe ta mbështesim pa rezervë.