Aktuale

KIZ raporton për parregullsi gjatë balotazhit në Drenas

Zyrtarët të Koalicionit për Integritet Zgjedhor në konferencën e radhës që kanë mbajtur në Drenas se deri tani kanë dalë për të votuar mbi 16 përqind të qytetarëve votues të Drenasit.

Megjithatë KIZ ka evidentuar disa nga parregullsi gatë procesit zgjedhor.

Albana Merja nga KIZ tha se fenomen shqetësues është prezenca e shenjës së sprejit në  gishtat e votuesve e përkundër kësaj ata janë lejuar që të votojnë përsëri.

Merja tha se ka pas raste kur disa votues janë lejuar që të votojnë pa llampë.

Sipas KIZ votime me asistencë deri më tani janë evidentuar 282 raste, fotografim të votës pesë raste ndërsa një person ka votuar pa letërnjoftim.

Koalicioni për Integritet Zgjedhor kërkon nga të gjitha partitë që ta administrojnë procesin zgjedhor deri në fund.

Sipas KIZ deri më tani kanë votuar 2 përqind më shumë se sa në zgjedhjet e 4 dhjetorit./KosovaPress/