Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën ‘Halil Bajraktari’, në Drenas, Gazmend Heta, edhe për kundër disa parregullsive që kanë evidentuar KIZ, tha se deri në këtë moment nuk është shënuar ndonjë parregullsi përveç një rasti ku është paraqitë një votues me shenja të gishtërinjve me ngjyrë.
Ai thotë se të thënat e KIZ nuk janë të faktuara. Heta i tha KosovaPress-it se ky person është lejuar të votoi ngase ai është identifikuar se në një shtypshkronjë, dhe për atë arsye atij i ishte paraqitur rrezatimi në gishtërinj. Heta tha se në konsultim me KQZ-së, personi në fjalë është lejuar të votoi.
Ai ka mohuar të ketë pasur asistencë pa nevojë për të votuar dhe fotografim të votave. /KosovaPress/