Aktuale

Kirby: SHBA-të mbështesin tentimet për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, John Kirby, ka deklaruar se SHBA-të e mbështetin Maqedoninë dhe Greqinë në tentimet për të zgjidhur çështjen e emrit, në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Ai nuk është përgjigjur për mundësinë e ndikimit të porosisë së internetit, ku një këshillëtar i Hillary Clintonit, e ka përdorur akronimin IRJM për Maqedoninë.

Në dokumentet e publikuara nga Wikileaks, John Podesta, ish-këshillëtar i presidentëve Bill Clinton dhe Barack Obama, shef i tanishëm i shtabit zgjedhor të Hillary Clintonit, e përdor shkurtesën IRJM për Maqedoninë. Podesta ka prejardhje greke nga ana e nënës së tij.