Rajon & Botë

Kinezët shembin 36 ndërtesa për 20 sekonda

Kinezët kanë xhiruar momentin e shembjes së 36 ndërtesave në qytetin Jengdjou në provincën Henan, për të cilat kanë përdorur 2,5 tonë dinamit.

Ndërtesat janë shembur për vetëm 20 sekonda, transmeton “Daily mail”.

Dikur “fshati më i madh urban” në këtë qytet është zhdukur për brenda një kohe të shkurtër nga një re e madhe pluhuri.

Demolimi i ndërtesave është pjesë e projektit më të madh të këtij lloji në Kinë.