Nëntë persona janë vrarë dhe 11 të tjerë kanë mbetur të ngujuar nëntokë në një shpërthim gazi në një minierë thëngjilli në veriperëndim të Kinës.
Sipas transmetuesit shtetëror kinez, shpërthimi ka ndodhur sot në një minierë në zonën e qytetit Shizueshan, transmeton Express.
Ekipet e shpëtimit janë duke u munduar t’i gjejnë punëtorët e bllokuar në minierë.
Shkaktari i këtij shpërthimi nuk duhet ende, por është duke u hetuar.
Një zyrtar nga qyteti Shizeishan e ka konfirmuar shpërthimin e gazit, por ka thënë se nuk ka detaje tjera.