Shëndetësi

Kina, strategji për përhapjen e mjekësisë tradicionale

Qeveria kineze publikoi strategjinë e zhvillimit të mjekësisë tradicionale (TCM) me të cilën synon të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të saj.

Dokumenti me titullin “Mjekësia tradicionale në Kinë”, thekson se deri tani vendi ka një sistem të kujdesit shëndetësor të bazuar në mjekësinë tradicionale kineze, duke përfshirë rajonet urbane dhe ato rurale. Sipas dokumentit, deri në fund të vitit 2015 në të gjithë vendin janë identifikuar 3966 spitale të mjekësisë tradicionale, duke përfshirë 253 spitale të mjekësisë së kombësive të pakicave etnike dhe 446 spitale që integrojnë mjekësinë kineze dhe atë perëndimore.

Gjithashtu janë identifikuar 45200 mjekë dhe 45528 klinika të mjekësisë tradicionale kineze, në të cilat janë kryer 910 milionë vizita gjatë një viti.Programi i menaxhimit shëndetësor për mjekësinë tradicionale është përfshirë si një kategori e veçantë në programin bazë të shërbimit shëndetësor publik kombëtar, dhe pritet që gradualisht të çlirojë potencialin dhe forcën e mjekësisë tradicionale në shërbimet e shëndetit publik. Kjo strategji pritet të nxitë ndryshimin e trajtimit të sëmundjeve të rënda dhe menaxhimin gjithëpërfshirës shëndetësor.Shërbimet mjekësore të ofruara nga klinikat dhe spitalet e mjekësisë tradicionale kineze në të gjithë vendin janë rritur nga 14.3% deri në 15.7% gjatë viteve 2009 – 2015. Në vitin 2015, shpenzimet për frymë të pacientëve që u vizituan dhe të pacientëve që u shtruan në spitalet publike të mjekësisë tradicionale arritën përkatësisht në 11.5% dhe 24% ng a totali i shpenzimeve të pacientëve për shërbime nga spitalet publike të përgjithshme.

Kina ka shënuar përparim për ndërtimin e një sistemi të veçantë të trajnimit për profesionistët e mjekësisë tradicionale dhe zhvillimin e industrisë farmaceutike të vendit.Një numër ligjesh dhe rregullash janë miratuar dhe zbatuar në për forcimin e mbrojtjes së burimeve të mjekësisë tradicionale, janë garantuar rezerva natyrore kombëtare dhe vendore; është studiuar mbrojtja e burimeve të rralla dhe rritur siguria e prodhimit artificial.

Në vitin 2015, vëllimi i eksportit të barnave të mjekësisë tradicionale kineze arriti në 3.72 miliardë dollarë, duke treguar potencialin e madh të mjekësisë tradicionale kineze në tregun ndërkombëtar.