Rajon & Botë

Kina shënon vetëm 19 raste të reja të koronavirusit

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 19 raste të personave të infektuar me koronavirus.

Nga këto raste, 11 ishin me prejardhje nga vendet e huaja dhe tetë nga rastet e kontaktit brenda vendit. Në rastet e kontatit përfshihen tetë të infektuar në Pekin dhe një në Shanghai.

Përpos rasteve me simptoma, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe katër raste të personave të infektuar por që nuk kanë simptoma, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Deri më tani, Kina i ka regjistruar 83,531 raste të infektimeve dhe 4,634 të vdekur nga Covid-19. Gjatë 24 orëve të kaluara nuk u shënua asnjë viktimë.

Kina ësht shteti ku në dhjetor të vitit të kaluar u regjistruan rastet e para të virusit të ri, i cili tashmë është përhapur në tërë botën.

the authorGazetaKNN