Rajon & Botë

Kina regjistron vetëm dy raste të reja me COVID-19

Kina ka publikuar raportin ditor me COVID-19.

Kina raportoi dy raste të reja me COVID-19 më 8 shtator, nga 10 një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të mërkurën, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të dy rastet ishin infeksione të importuara që përfshinin udhëtarë nga jashtë, duke shënuar ditën e 24-të radhazi pa infeksione lokale.

Numri i rasteve të reja asimptomatike gjithashtu ra në tetë nga 13 të raportuara një ditë më parë.

Kina nuk i llogarit këta pacientë pa simptoma si raste të konfirmuara COVID-19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 për territorin e Kinës tani qëndron në 85,146 ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

the authorGazetaKNN