Rajon & Botë

Kina regjistron 22 raste të reja me COVID-19

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi të martën 22 raste të reja të koronavirusit për 17 gusht, njëjtë si raporti një ditë më parë, tha autoriteti shëndetësor, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Të gjitha infeksionet e reja u importuan si raste, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Nuk pati vdekje të reja.

Kina raportoi gjithashtu 17 pacientë të rinj asimptomatikë, krahasuar me 37 një ditë më parë.

Që nga 17 gusht, Kina kontinentale kishte gjithsejtë 84,871 raste të konfirmuara të koronavirusit, tha ajo.

Numri i vdekjeve të Kinës nga koronavirusi mbeti i pandryshuar në 4634.

the authorGazetaKNN