Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina kontinentale raportoi 11 raste të reja COVID-19 që nga 2 shtatori, nga tetë raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë se të gjitha rastet ishin importuar dhe përfshinin udhëtarë nga jashtë, duke shënuar ditën e 18-të radhazi pa infeksione lokale.
Numri i rasteve të reja asimptomatike ra në 12 nga 19 një ditë më parë. Kina nuk i llogarit pacientët pa simptoma si raste të konfirmuara.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 tani qëndron në 85,077. Numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.