Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Kina regjistroi 10 raste të reja të koronavirusit, njoftoi të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetit i vendit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.
Nga këto 10, nëntë u konsideruan si raste të importuara të regjistruara në Guangdong, Jiangsu, Shandong, Guangxi, Shaanxi dhe Shanghai.
Komisioni gjithashtu raportoi pesë raste të reja asimptomatike, të cilat numërohen veçmas në Kinë.