Kina ka thënë sot se është e gatshme ta konsiderojë aplikacionin e anëtares së NATO-s, Turqisë, për t’iu bashkuar bllokut të sigurisë që udhëhiqet nga Rusia dhe Kina, pasi ditë më parë presidenti turk Tyyip Erdogan tha se vendi i tij mund t’iu bashkohet Organizatës së Shangait për Bashkëpunim.
Kina, Rusia, Kazakistani, Kirgistani, Tajikistani dhe Uzbekistani e kanë formuar Organizatës së Shangait për Bashkëpunim në vitin 2001, për t’i luftuar kërcënimet që shkaktohen nga islami radikal dhe trafikimi i drogës nga Afganistani fqinj, transmeton Express.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, ka thënë se Turqia veçse është partnere dialogu e bllokut rajonal dhe se për një kohë të gjatë ka bashkëpunuar me të.
“Jemi të gatshëm, bashkë me anëtarët tjerë të Organizatës së Shangait për Bashkëpunim dhe në përputhje me rregullat e dokumenteve të saj ligjore, ta studiojmë atë seriozisht në bazë të konsultimeve të përbashkëta,” ka thënë ai, pa dhënë ndonjë shpjegim./Express/