Rajon & Botë

Kina me mision të ri në Mars

Programi kinez për hulumtimin e Marsit është në rrjedhë dhe gjatë misionit të paraparë për vitin 2020, sonda robotike do të mbledhë të dhëna mbi ambientin, morfologjinë, strukturën e terrenit dhe atmosferën në planetin e kuq.

Kështu ka thënë sot arkitekti kryesor i misionit Chang Rongcjao gjatë forumit ndërkombëtar për hulumtime në hapësirë në Pekin.

Ai me këtë rast bëri të ditur se misioni i parë kinez do të marrë në Mars 13 lloje të pajisjeve, në mes të cilave edhe gjashtë automjete “Rover”, transmetojnë mediat kineze.

Kina planifikon që deri në vitin 2020 të dërgojë një fluturake hapësinore në orbitën e Marsit dhe të vendosë atje “Roverët”.