Kina sot lansoi në hapësirë teleskopin e saj të parë me rreze rentgen, të cilat pritet të studiojnë vrimat e zeza dhe pulsarët, në fazën më të re të programit të saj ambicioz.
Fluturakja me peshë 2,5 tonë në orbitë u lansua nga raketa, e cila u nis nga kozmodromi Djiçuan, në shkretëtirën Gobi, transmeton Sinhua. Teleskopi i quajtur Insight do t’iu mundësojë shkencëtarëve kinezë që të përcjellin fushat magnetike në brendësi të pulsarëve, si dhe të kuptojnë më mirë zhvillimin e vrimave të zeza.
Pulsar është ylli neutronik i cili rrotullohet shumë shpejt dhe lëshon rrezatim elektromagnetik në një drejtim sikur far.
Vrima e zezë është trup qiellor me fuqi të madhe të gravitetit sa që as drita nuk mund t’i shmanget.
Kina ka investuar miliarda euro në programin e hapësirës në përpjekje për ta arritur Evropën dhe SHBA.