Kina do të vazhdojë të kryejë ushtrime të jashtëzakonshme me municion të gjallë dhe të testojë armë të reja për ta mbrojtur sigurinë e vet nacionale, ka thënë sot Ministria e Mbrojtjes e Kinës.
Përgjigja e Kinës vjen pasi SHBA-ja e vendosi sistemin mbrojtës raketor “THAAD” në Korenë Jugore, transmeton Express.
Komentet u bën nga zëdhënësi i kësaj ministrie, Yang Yujun, në një konferencë për media mujore në Pekin./Express/