Rajon & Botë

Kina i kërkon SHBA-së që të mos e lejojë presidenten e Tajvanit të kalojë nëpër Amerikë

Kina i ka bërë thirrje sot zyrtarëve amerikanë që të mos e lejojnë presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen, të kalojë përmes Shteteve të Bashkuara rrugës për në Guatemala muajin e ardhshëm, vetëm disa ditë pasi presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, irritoi Pekinin pasi bisedoi me Tsai.

Por, mesa duket Departamenti Amerikan i Shtetit e ka refuzuar thirrjen e Kinës, duke thënë se transite të tilla bazohen në praktiken e gjatë amerikane, në përputhje me natyrën jo zyrtare të marrëdhënieve amerikane me Tajvanin, transmeton Express.

Kina dyshon thellë në Tsai, për të cilën mendon se dëshiron të bëjë përpjekje për pavarësi formale të Tajvanit, i cili është një ishull vetëqeverisës që Pekini e cilëson si provincë renegate.

Bidesa telefonike e Trumpit me Tsai të premten ishte e para mes një presidenti amerikan dhe një lideri të Tajvanit që kur presidenti amerikan, Jimmy Carter, e ndryshoi njohjen diplomatike për Kinën nga Tajvani në vitin 1979./Express/

Tsai do të udhëtojë për në Guatemala më 11-12 janar, përmes Shteteve të Bashkuara./Express/