Rajon & Botë

Kina ka shkatërruar xhamitë dhe disa vende të shenjta të myslimanëve në provincën Xinjiang

Një hulumtim i ri tregon se Kina do të ndërmarrë një aksion shkatërrimi në përmasa të mëdha të vendeve të shenjta islamike të provincës perëndimore Xinjiang, ku pakica myslimane ujgur jeton nën represion.

Gazeta britanike The Guardian dhe webfaqja e gazetës Bellingcat ka përdorur satelitë imagjinar për të kontrolluar 91 qendra fetare të identifikuara nga njerëzit që kanë jetuar në veriperëndim të provincës, duke gjetur 31 xhami dhe dy vende të shenjta të dëmtuara nga viti 2016 deri më 2018.

Nga këto, 15 struktura ishin të shkatërruara totalisht. Të tjerat kishin të dëmtuara minaret.

Vendi i shenjtë Imam Asim, një vend i rëndësishëm për pilgrimazh për ujgurët, xhamia Kargilik një nga xhamitë më të mëdha në zonë ishin disa nga ndërtesat e shkatërruara, sipas një hulumtimi. Xhamia Yutian Aitika afër Hotan, një xhami që daton nga viti 1200 ku banorët lokalë mblidhen për festa fetare, raportohet se është nga ato që janë shkatërruar.

Kina do të përballet me dënime për përndjekjen e pakicave myslimane. Departamenti I Shtetit supozon se mes 800.000 deri në 2 milionë myslimanë turq, duke përfshirë ujgurët, kazakët etnikë, kirgezët dhe të tjerë janë duke u mbajtur në çfarë Pekini zyrtar I quan “kame të ri edukimit. Të tjerët I quajnë kampe të mbajtjes.

Zyrtarët amerikanë vazhdimisht kanë denoncuar këtë praktikë. Kina ka mbrojtur dënimet e tilla si një mënyrë për tu përballur më terrorizmin dhe ka provuar ti quaj kampet si qendra të trajnimeve sezonale njejtë sikur shkollat konvikte, shkruan The Times, transmeton Gazeta Express

the authorBurbuqe Metolli