Rajon & Botë

Kina i arreston dhjetë veteranë ushtarakë për shkak të protestave

Mediet shtetërore të Kinës kanë raportuar se autoritetet kineze në provincën lindore të Shandongut i kanë paraburgosur dhjetë veterantë ushtarakë të cilët ishin të përfshirë në protestat e veteranëve që u mbajtën në fillim të tetorit.
Pakënaqësitë për pensionin ushtarak dhe përfitimet tjera kanë qenë problem për një kohë të gjatë në Kinë. Rrjedhimisht, viteve të fundit ka pasur protesta të tilla kohë pas kohe. Mediet shtetërore kineze kanë thënë se protestat e veteranëve kanë qenë të paligjshme. Protestuesit ishin përleshur me policinë dhe i kishin dëmtuar disa vetura.

Qeveria kineze vazhdimisht ka premtuar se do t’i trajtojë më mirë veteranët, ndërsa këtë vit e ka themeluar Ministrinë e Veteranëve si pjesë e një riformatimi më të gjerë të departamenteve ministrore. Në vitin 2015, presidenti kinez, Xi Jinping kishte njoftuar se Kina do ta zvogëlojë numrin e ushtarëve për 300 mijë persona deri në vitin 2017 dhe vlerësohet se ky objektiv pothuajse është arritur plotësisht, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.