Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në ceremoninë e pranimit të një donacioni kinez për ushtrinë serbe në vlerë të 900 mijë eurove.
Kjo ceremoni u mbajt në kazermën “Heroi Kombëtar Stevica Jovanoviq” në Pançevë.
Kreu i shtetit serb, i cili është edhe komandant suprem, ka pranuar edhe raportin e parë dhe ka inspektuar këtë kazermë në shoqërinë e ministrit të Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe ambasadorit kinez Li Manchang të cilët morën pjesë në ceremoni, raporton Tanjug.