Rajon & Botë

Kina i dërgon 150.000 trupa afër kufirit me Korenë Veriore

Raportohet se ushtria kineze i ka dërguar 150,000 trupa në kufirin e Koresë së Veriut për t’u përgatitur për sulme parandaluese pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e sulmuan Sirinë javë më parë.
Sulmet me raketa të presidentit Donald Trump ndaj bazës ajrore të Sirisë të premten te kaluar janë interpretuar në mënyrë të madhe si paralajmërim për Korenë Veriore, transmeton Express.

Tash Kina, e tronditur nga sulmet ajrore amerikane në Siri, ka vendosur njësi mjekësore dhe përkrahëse nga forcat e Ushtrisë së Lirisë së Popukllit në Yalu River, raporton Chosun.com.

Sipas Chosun, trupat janë vendosur për t’u marrë me refugjatët koreano-jugorë dhe “rrethana të papara” sic është prospekti i sulmeve parandaluese ndaj Koresë Veriore.

Ditë më parë, Marinsa Amerikane e dërgoi një grup luftanijesh bashkë me aeroplanmbajtësin “USS Carl Vinson” nga Singapori në Korenë Veriore, për shkak se kjo e fundit ka kryer edhe më shumë testime të raketave balistike, duke i shkelur ligjet ndërkombëtare./Express/