Rajon & Botë

Kina dënon “mentalitetin e Luftës së Ftohtë” të SHBA -ve

Dokumenti etiketon Kinën dhe Rusinë si “fuqi rivale” dhe paraqet një numër kërcënimesh potenciale që të dyja vendet paraqesin. Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare thuhet se Pekini dhe qeveritë e tjera janë të vendosura për të sfiduar fuqinë amerikane, transmeton KosovaPress.

Por Ministria e Jashtme e Kinës kritikoi këtë raport, duke thënë se Washingtoni duhet “të braktisë nocionet e vjetruara”. Zëdhënësja Hua Chunying tha: “Asnjë vend nuk do të ketë sukses në shtrembërimin e fakteve ose shpifjeve të dëmshme”.

“Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të ndalojë së shtrembëruari qëllimisht synimet strategjike të Kinës dhe të braktisë idetë e vjetruara të mentalitetit të Luftës së Ftohtë.” Edhe Rusia i është përgjigjur strategjisë së re duke thënë se nuk mund të pranojë që është trajtuar si një kërcënim.