Rajon & Botë

Kina i bën thirrje SHBA-së që të përmbahet

Kina u ka bërë thirrje sot të gjitha palëve për qetësi dhe përmbajtje pasi që bombarduesit amerikanë “B-1B” fluturuan mbi gadishullin korean gjatë një ushtrimi të përbashkët me forcat ajrore të Koresë Jugore.

Këto komente i bëri zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, sot gjatë një konference të rregullt për media, transmeton Express.