Rajon & Botë

Kina bën thirrje për përmbajte rreth Koresë së Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës ka bërë thirrje të gjitha palëve që të tregohen të përmbajtur në rastin e Koresë së Veriut, pasi që ushtria amerikane me dy bombardues B-1B ka fluturuar mbi gadishullin Korean.

Zëdhënësi i Ministrisë ka thënë në konferencën për gazetarë, që të gjitha palët të përmbahen nga provokimet, transmeton Reuters.