Halloween i pazakontë për “The Kardashians” ky i 2018.
Pesë motrat e klanit Kardashian / Jenner, të njohura për përdorimin e të gjitha formave për tërheqjen e vëmendjes, ia kanë dalë që të pushtojnë tabloided me veshjen e tyre seksi për Halloween dhe këtë herë jo veç e veç por të gjitha bashkë.
Kylie, Khloe, Kim, Kendall dhe Kourtney me veshje të Victoria Secret Angels, kanë treguar format shpërthyese në kostumet si “engjëj” të zjarrtë në Los Anxheles.