ShowBiz

Kim mbush 39 vjet, dalin pamjet nga festa luksoze

Ylli televiziv Kim Kardashian ka mbushur plotë 39 vjet.

Në këtë ditë të veçantë ajo s’kishte si të mos e festonte në mënyrë të veçantë, shkruan Indeksonline.

Në një festë super-luksoze dhe përplot dhurata, Kim e festojë ditën e saj të lindjes e rrethuar me familjarët e saj dhe miqtë më të afërt.

Fotografi dhe video të ndryshme janë publikuar në rrejt brenda festës së saj që ishte dekoruar me shumë stil dhe shije.

Në ahengun e saj nuk munguan as katër fëmijët e saj, përfshirë North 6-vjeçe, Saint, tre, Chicago një dhe Psalm, pesë muajsh.

“Faleminderit të gjithëve për dashurinë që më keni dhuruar për ditëlindje. Kisha ditëlindjen më të mirë ndonjëherë. Unë kalova vikendin me shoqëri të mahnitshme në Palm Springs dhe kisha një darkë familjare në shtëpinë time nga nëna ime dhe Kanye. Pranova dhurata të shumta nga e gjithë familja dhe Kanye më bleu çanta të mrekullueshme. Por ai dhuroi 1 milion dollarë për bamirësit e mi të preferuar që punojnë kaq shumë në reformën e burgut në emrin tim nga ai dhe fëmijët. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur”, ka shkruar Kim në postimin e saj pas festës./Indeksonline/