ShowBiz

Kim Kardashian shndërron veten në artisen meksikane Frida Kahlo

Ylli i reality show-t “Keeping Up with the Kardashians”, Kim Kardashian është adhuruese e madhe e aplikacionit Snapchat, në të cilin çdo ditë poston foto dhe video të përditshmërisë dhe foto me efekte në të cilat ndryshon përherë dukjen.

Për nderë të Ditës së Gruas, ditën e djeshme Kim, ka tërhequr vëmendjen e medieve me filterin e aplikacionit Snapchat, në të cilin e ka shndërruar veten në artisten e famshme meksikane, Frida Kahlo.

Përveç, Kimit këtë aplikacion në familjen e saj e ka provuar edhe anëtarja më e re e familjes, vajza e Rob Kardashian dhe Blac Chyna, Dream Kardashian.