Ylli televiziv, Kim Kardashian ka kujtuar kohën si 18-të vjeçare atëherë kur ajo bënte një jetë të thjeshtë.
38 vjeçarja përmes një fotografie ka që ka publikuar në ‘Instagram’ dukej shumë më ndryshe se ajo që jemi mësuar ta shohim sot.
“Jeta e thjeshtë … Kur isha 18 vjeçe. Khloe dhe unë udhëtonim në Arizona për të vizituar Allison & Kourt”, ka shkruar Kim.
Kujtojmë që sot Kim është një nga femrat më të famshme dhe në të pasura në botë, ajo është e martuar me reperin Kanye West dhe ka 4 fëmijë.