Ylli i televizionit Kim Kardashian West ka paditur një faqe te thashethemeve e cila thotë se plaçkitja ne Paris javën e kaluar, është e rreme.
Kim Kardashian ishe e lidhur nga plaçkitës të armatosur, të cilët e thyen një banesë në Paris këtë muaj, thotë policia, shkruan BBC.
Ata morën stoli me vlere prej 10 milion dollarë, transmeton KosovaPress.
Gjyqi federal në Nju Jork thotë se pas të qenit viktimë e një plaçkitje të tmerrshme në Francë, Kim Kardashian u kthye në SHBA për të qenë përsëri e viktimizuar, por kësaj here nga një faqe thashethemesh që publikoi një seri artikujsh në tetor të vitit 2016 duke iu referuar asaj si një gënjeshtare dhe hajdute.