Lideri koreanoverior, Kim Jong Un, i kërkoi ushtrisë të vazhdojë zhvillimin e arsenalit bërthamor të vendit pas serisë së fundit të goditjeve me predha balistike të hënën, njoftoi sot agjencia koreanoveriore e medias.
“Ai theksoi nevojën për të vazhduar në linjën e këtyre realizimeve mrekullibërëse duke përforcuar fuqinë bërthamore, hap pas hapi, në këtë vit historik”, vazhdon agjencia.