Rajon & Botë

Kim Jong-un i ekzekuton 5 zyrtarë me armë kundërajrore

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, e ka rinisur regjimin e tij këtë javë duke i ekzekutuar pesë zyrtarë me armë kundërajrore, sipas Agjencisë së Inteligjencës së Koresë së Jugut.

Sipas Koresë së Jugut, Kim ka urdhëruar ekzekutimin e pesë zyrtarëve të vet duke përdorur armë kundërajrore, sepse ata gjoja kishin bërë raportime të rreme që e kishin zemëruar tej mase liderin Kim Jong-un, transmeton Express.

Ata janë akuzuar se kanë raportuar rrejshëm për regjimin e Kim Jong-un.