Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thuhet se ka dënuar figurat kryesore ushtarake në regjimin e tij për atë që e ka përshkruar si “sjellje e papastër”.
Diktatori i shtetit thuhet se ka nisur një goditje të madhe në Byronë e Përgjithshme Politike (GPB), organizata e saj kryesore për indoktrinimin politik dhe propagandën.
Sipas analistëve, Kim është duke tentuar të bëjë një përpjekje “brutale dhe efikase” për të shtrënguar kontrollin e tij mbi pushtetin duke hequr anëtarët e rangut të lartë të makinës ushtarake.
Kujtojmë se vetëm para disa ditësh Kim Jong-un” ndaloi të kënduarin dhe konsumimin e pijeve alkolike.
Mësohet se Kim Jong Un ka shkarkuar edhe liderin e Forcave të Armatosura dhe heqja e tij e papritur mendohet të jetë një mënyrë për të eleminiuar çdo kërcënim për fuqinë e udhëheqësit suprem.
“Kim Jong-un”>Jong-un nuk dëshiron që dikush në ushtri të qëndrojë i ngarkuar për një kohë të gjatë … Ai është i shkëlqyeshëm, cinik, brutal dhe efikas”, shkruan agjencia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.