Koreja e Veriut ka mobilizuar mbi 4 milionë ushtarë të rinj, pasi udhëheqësi i saj Kim Jong-un deklaroi se do ta zbusë presidentin amerikan Donald Trump.Pheniani pretendon se ky mobilizim ndodhi pasi Kim ka lëshuar një deklaratë personale të pazakontë duke tallur Trump dhe në të njëjtën kohë duke kërcënuar me luftën me SHBA.Miliona studentë të Koresë së Veriut, duke përfshirë edhe 1.2 milion gra, kanë nënshkruar për të luftuar kundër SHBA, sipas gazetës shtetërore Rodong.
Koreja e Veriut rregullisht deklaron rritje të madhe të personelit ushtarak, që janë të gatshëm të luftojnë kundër SHBA-ve.Vendi komunist ka lëvizur avionët ushtarakë në bregun e saj lindor dhe ka rritur ndjeshëm mbrojtjen pasi deklaroi se SHBA ka shpallur luftë.Kjo lëvizje erdhi pasi Pheniani kërcënoi se do të rrëzojë bombarduesit amerikanë që fluturojnë pranë gadishullit Korean, (edhe kur ata nuk janë brenda kufiri i hapësirës ajrore të vendit komunist).Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, “Ri Yong-ho” deklaroi se kërcënimi i presidentit amerikan se regjimi i Kim do të rrëzohej shumë shpejt , ishte deklaratë lufte.