Mënyra e vetme për ta ndryshuar fatin e Koresë Veriore është duke ia ndërruar liderin, thotë diplomati më i lartë i Koresë Veriore që ka dezertuar në 20 vitet fundit.
Thae Yong Ho, ishte numri dy në Ambasadën e Koresë Veriore në Londër, para se të arratisej bashkë me bashkëshorten dhe dy djemtë, ku mbërriti në Korenë Jugore në gusht të vitit të kaluar, transmeton Express.
“Nëse Kim Jong Un vendos ta vrasë dike, nëse mendon se ai person përbën kërcënim apo e frikëson atë, atëherë krejt çka dëshiron është që ta heqë qafe atë. Ky është realiteti aktual në Korenë Veriore,” ka thënë ai, duke shtuar se e di që më shumë persona nga elita do të dezertojnë.
Thae thotë se pasi që Kim së pari u hapit kur kuptoi që presidenti Donald Trump i kishte fituar zgjedhjet në SHBA, ai tani e sheh këtë si një mundësi të mirë për të për ta nisur një lloj kompromisi me administratën e re amerikane./Gazeta Express/