Derisa fansat janë të dëshpëruar me anulimin e vazhdimit të tretë të “Sex and the City”, aktorja Kim Cattrall vazhdon të sulmojë aktoret tjera.
“Ka marrë fund… Ne nuk do ta bëjmë atë. Jam e dëshpëruar. Ne kemi pasur një kohë të bukur”, ”, ka thënë Cattrall për Extra.
Ka pasur pohime se Cattrall kishte vënë kushte për vazhdimin e pjesës së tretë të filmit të popullarizuar, të cilat shtëpia e produksionit nuk ia kishte realizuar.
Ajo i kishte dhënë ultimatum Warner Bros për të financuar projektet e saja në zhvillim.
Por, një burim i afërt me aktoren, ka thënë se një gjë e tillë është plotësisht e pavërtetë.
“Ka pasur shumë thashetheme dhe e tëra është vetëm një fiksion”, kanë thënë burimet, transmeton KosovaPress.
Ndërkohë, Cattrall është ankuar se aktorja tjetër e serisë Sarah Jessica Parker “ka mund të jetë pak më e sjellshme gjatë realizimit të skenave të serisë”.
“Unë nuk e di problemin e saj”, është shprehur ajo.
Parker nuk është përgjigjur ndaj këtyre akuzave.