Rajon & Botë

Kidnapohet milionerja franceze, pronarja e “Grand Hotel”

Biznesmenja e njohur franceze, Jacqueline Veyrac është kidnapuar sot para shtëpisë së saj nga një “bandë e organizuar”

Jacqueline Veyrac, 76, pronare e hotelit me pesë yje në Kanë “Grand Hotel”, u nxor me dhunë nga makina e saj para shtëpisë së saj në Nice të Francës, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Dëshmitarët thonë se rrëmbyesit ishin me një xhip të zi.

Policia ka nisur hetimet në përpjekje për ta kapur bandën dhe për të siguruar kthimin e saj të sigurt.

Nuk është kjo hera e parë që Veyrac ishte objektiv i rrëmbimit. Tentativë për rrëmbim kishte edhe në vitin 2013.