Kida po pushon në Budva.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka zgjedhur Budvën për ti kaluar pushimet, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur me publikimin e disa fotografive në llogarinë e saj në Instagram, imazhe në të cilat shfaqet në bikini dhe me shumë stil.
Ajo nuk ka treguar se kush po e shoqëron mirëpo duket shumë e lumtur.
Kida po e shijon suksesin e bashkëpunimit me Mozzik, këngës “PP”, e cila erdhi e realizuar edhe me një videoklip të veçantë.