Kida ka bërë një ndryshim në pamjen e jashtme.
Gjatë muajve të karantinimit artistë nga mbarë bota kishin filluar të eksperimentonin me pamjen e tyre të jashtme, e këtë trend e kanë ndjekur edhe artistët shqiptarë, shkruan lajmi.net.
Para pak minutave Kida publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram ku shohim se ka ndryshuar ngjyrën e flokëve në rozë.
Ndryshe, janë bërë disa muaj nga publikimi i këngës së saj të fundit ‘Moti’ dhe sipas të gjitha mundësive kënga e radhës do jetë bashkëpunimi me Mozzikun.