Ajo është një ndër këngëtarët më të dashura për publikun, shkruan GazetaBlic.Flasim për Orhidea Latifin apo siç njihet për të gjithë me emrin artistik Kida.Ndonëse shumë aktive me projekte muzikore, ajo është mjaft aktive dhe në rrjetet sociale.
Jo vetëm muzikës, por Kida e ka treguar që rëndësi të madhe i kushton dhe pamjes së saj, ku cilësohet si një ndër këngëtaret më me stil.
Ajo shumë shpesh publikon fotografi e video të ndryshme në llogarinë e saj në Instagram. E së fundmi, ajo na ka prezantuar me dy dashuritë e saj më të mëdha, e që janë nëna dhe qeni i saj.Projekti i saj i fundit është ai me titull “Ti” i lansuar para një jave ku ka arritur deri tani mbi 2 milionë klikime./GazetaBlic