ShowBiz

Kida mbetet pa fjalë, fansi bën tatuazh portretin e saj në këtë pjesë të trupit

Kida mbeti pa fjalë nga veprimi i një fansi.

Një fans i Kidës vendosi që të tregojë në një tjetër mënyrë dashurinë që ka për këngëtaren, shkruan lajmi.net.

Ai ka realizuar tatuazh në dorë portretin dhe emrin e këngëtares, ndërsa artistja mbeti pa fjalë pas këtij veprimi.

“Nuk nevojitet asnjë fjalë”, ka shkruar ajo sipër fotos të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram.

Kujtojmë se Kida aktualisht gjendet për pushime në Shqipëri, teksa po shijon suksesin e duetit “PP” me Mozzikun.

the authorGazetaKNN