Aktuale

Ki-moon: Pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike, sinjal pozitiv

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon sot në Vjenë e vlerësoi si shenjë pozitive njoftimin e Koresë së Veriut, se do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.

Presidenti austriak Aleksandar van der Belen dhe paraardhësi i tij, Hajnc Fiser, takuan në Vjenë me Ki-moon, i cili mori pjesë në hapjen e “Qendrës Ban Ki-Moon për qytetarët e botës”./KosovaPress/