Personi i cili besohet të jetë përgjegjës për sulmin në Westminster është identifikuar si Khalid Masood nga Policia Metropolitane.
Masood, i cili vdiq gjatë sulmit, nuk ka qenë objekt i ndonjë hetimi aktual të policisë, por ai kishte një sërë dënimesh për posedim të armëve dhe veprave të tjera për shkeljen e rendit publik.
52-vjeçari ka lindur në Kent, por besohet të ketë jetuar në West Midlands, sipas BBC.
PC Keith Palmer, Aysha Fradhe amerikani Kurt Cochran janë emrat e viktimave.
Dënimi i tij i parë iu shqiptua në nëntor të vitit 1983 për kryerjen e veprave penale dhe dënimi i tij i fundit ishte në dhjetor të vitit 2003 për posedim të një thike.
Ai nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar për ndonjë vepër terroriste./KosovaPress/