Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Evropën Juglindore dhe Turqinë Christoph Tiskens, me të cilin biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Me këtë rast, ministri Hamza e njoftoi Tiskens për prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike si dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal.
Ndërsa, Tiskens shprehi gatishmërinë e KfW-së që ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.