Dhoma e Kantoneve (Senati) i Zvicrës ka votuar me 33 vota pro dhe vetëm 4 kundër, për qëndrimin deri në vitin 2020 e ushtarëve zviceranë në Kosovë.
Siç dihet, që nga përfundimi i luftës, gjegjësisht nga viti 1999, armata e Zvicrës është në mbështetje të trupave ushtarake ndërkombëtare KFOR-it, të stacionuara në Kosovë.
Këshilli Federal planifikon redukstimin e trupave zvicerane në Kosovë, por ky reduktim do të rrjedhë në mënyrë graduale.Nga 235 ushtarë sa janë tash, në përfundim të misionit numri i tre do të bjerë në 165 shkruan, përcjellë albinfo.ch.